Në situata të tillë, në fund sezoni dhe në kohë merkato nuk është kurrë e lehtë të përgatitësh ekipin, aq më tepër për dy sfidat shumë të rëndësishme si këto kundër Islandës dhe Izraelit.

Shqipëria vijon përgatitjet për përballjen e parë në Ligën e Kombeve, atë kundër Islandës më 6 qershor. Lajmi i mirë është rikuperimi i Kristjan Asllanit, mesfushori i Empolit ka lënë pas dëmtimin dhe është stërvitur rregullisht me grupin.

Stërvitje me intensitet të plotë kanë zhvilluar edhe dy mesfushorët e tjerë, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula. Nga grupi aktual, për momentin shqetëson vetëm Myrto Uzuni i cili është detyruar të lërë stërvitjen për shkak të një problemi muskulor.

Sakaq, Edi Reja vijon të mbetet në pritje të Armando Brojës. I kushëtuzuar nga disa lojtarë, Edy Reja pritet të besojë një vend formacioni lojtarëve që ka punuar gjatë këtyre: Në portë Etrit Berisha ndërsa përpara tij treshja fikse, Ismajli-Kumbulla dhe Gjimshiti.

Në krahë dy anësorët janë të pa ndryshueshëm Ivan Balliu në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Në mesfushë rikthehet Abrashi ndërsa Çekiç dhe Gjasula pritet të plotësojnë pjesën tjetër, por në çdo rast do të monitorohet deri në fund gjendja e Kristjan Asllanit.

Me dëmtimin e Uzunit, dyshja e sulmuesi për momentin projektohet të formohet ndërmjet Sokol Cikalleshit dhe Taulant Seferit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb