Futbolli italian ka marrë një lajm fantastik nga UEFA, pasi kjo e fundit ka rikthyer modulin e vjetër për ekipet nga kampionatet më të forta evropiane për pjesëmarrje në Champions League. Zyrtarizimi nga UEFA ka ardhur dhe nga sezoni 2018/19, Italia do ketë koeficient të njëjtë me Gjermaninë dhe Spanjën sa i përket garave në Champions League, kështu që nga edicioni i lartpërmendur në garën më prestigjioze për klube do të marrin pjesë katër skuadra italiane. Në fakt, në sezonin 2018-19 kur do të bëhet edhe reforma e kompeticioneve europiane, Seria A do të ketë 4 ekipe në Champions. Për më tepër, këto 4 ekipe do të kalojnë direkt në fazën me grupe, duke shmangur fazën paraeliminatore.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb