Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, përmes një postimi në rrjete sociale ka renditur problematikat që ka ky qark.
Në postim, Braimllari thekson se qeverisja në pushtet sipas tij ka lënë në mëshirë të fatit dhe në kushte të vështira ekonomike familjarët në fushën e Korçës. Më tej, ai rendit disa nga shtyllat e programit të LSI, që sipas kandidatit të LSI janë dhe rrugët që duhet të ndiqet për të dalë nga kjo situatë.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Çdo ditë takojmë familje në fushën e Korçës të cilat përballen me kushte shumë të vështira ekonomike.
Është papërgjegjshmëri dhe paturpësi e Rilindjes që në këto vite i la në mëshirë të fatit.
Rilindja nuk e përkrahu por vetëm e varfëroi fermerin vendas.
LSI angazhohet për mbështetje maksimale ndaj Bujqësisë, 200 milion euro në vit.
Do të përkrahim produktin “Made in Albania” dhe do të subvencionojmë drejtpërdrejtë fermerin për njësi prodhimi të sipërfaqes dhe numër krerësh.
Do të mundësojmë kredi të buta për infrastrukturën, serra, stalla, dhe për Industrinë Agropërpunuese.
Ofrimi i tokës shtetërore për aktivitetet Agropërpunuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: