TIRANË

Komisioni i Ekonomisë miratoi një shtesë fondi prej 12 milion dollaresh ne buxhetin e ministrise se shendetesise per rimbursimin e medikamenteve anti-covid qe perdoren per kurim nga qytetarte. Ndryshimet e bene ne diskutimet nen per nen te projeketbuxhetit 2021. Po ashtu u miratua dhe nje fond tjeter prej 10 milion dollaresh për shtresat në nevojë me pagese papunesie.

“Në bazë të kërkesave që kanë bërë komisionet të rriten 2 zëra 1.2 mld të rritet për kompensimit e ilaceve të covidit për cdo qytetarë të republikës së shqipërisë pra qytetarët duhet ta dinë që nqs do marrin ilacet për covid do jenë ilace të rimbursueshme sic është paketa tjetër e ilaceve dhe 1 mld lekë për shtresat në nevojë me pagesë papunësie.”- tha Angjeli.

Relatori i buxhetit Anastas Angjeli tha se pritet të dale një vendim qeverie që do të përcaktoje edhe listën dhe koston e barnave të rimbursueshme për të prekurit me covid.

“Në vkm e qeverisë të ilaceve të rimbursuara do dalin numri i ilaceve  të cilat janë të përdorshme dhe tanu unë personalisht nuk i kam hyrë kësaj  sepse aty do dali një protokoll I caktuar ilacesh por suoyojmë që një i sëmur me covid od marri një antivirus dhe nëj për imunitet dhe do përcaktohet ne kemi vënë fondin e plotë sa e kanë kërkua ata.” u shpreh Angjeli. Kërkesat e miratuara në komisionin ekonomie pritet të kalojnë të hënen në seancë plenare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: