Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti bën me dije se sot është miratuar një tjetër paketë ndihmëse në funksion të Rimëkëmbjes ekonomike prej 222 milionë eurosh.

Kjo ndihmë ishte paralamëruar më parë, por Hoti thotë se sot u miratua dhe paratë shkojnë tek bizneset dhe familjet, komunat, arsim e shëndetësi.

Kryesisht kjo paketë do të ketë si qëllim dyfishimin e asistencës sociale dhe rritjes së pensioneve.

 

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve te qendrojne ne treg dhe mbajne punetoret ne pune. Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar familjeve ne nevoje, siç jane ato ne kushte me te renda sociale, permes dyfishimit te asistences sociale dhe rritjes se pensioneve.

Sot kemi miratuar vendimin per 222 mil euro per biznese dhe per familje, si dhe per komuna, per arsim e per shendetesi per te menaxhuar me pandemine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb