KOSOVA

Avdullah Hoti, kandidati nga koalicioni LDK- AAK- Nisma për kryeministër të ardhshëm në Kosovë ka premtuar se për rimëkëmbjen ekonomike qeveria e re do ketë paketë 1 miliardë euro.

Hoti thotë se me këto para do të mbështeten bizneset në treg si dhe për të mbajtur punëtorët në punë. Paketa sipas tij po harmonizohet dhe do të përfshijë edhe hapje të vendeve të punëve pas pandemisë për të rimëkëmbur ekonomike dhe investimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb