TIRANË

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu kërkon shpjegime për situatën në të cilën ndodhet aeroporti i Rinasit pas grabitjes së ndodhur një ditë më parë.

Ai thotë në një status në “Facebook” se aeroporti është pa sovranitet dhe pa siguri, duke sjellë si shembull flamurin kinez në aeroport. Shehu e sheh pasigurinë të lidhur pikërisht me cenimin e sovranitetit.

STATUSI I SHEHUT
Një aeroport pa sovranitet është dhe pa siguri!
Dëgjoj Ministrin e Brendshëm që akuzon koncesionarin kinez për atë që po ndodh në Rinas!
Dua t’i kujtoj se ai aeroport është pjesë e Shqipërisë, porta e saj, imazhi i saj, nën sovranitetin shqiptar.
Prej kohësh kam kërkuar shpjegime se si është e mundur që në atë vend prezantimi të Shqipërisë, neve të prezantohemi me flamurin kinez e jo me atë të BE, krahas shqiptarit.
Kjo pa dyshim që nuk cenon vetëm imazhin tonë, përkatësinë tonë, por edhe sovranitetin tonë.
Siç duket edhe pasiguria ekstreme në atë aeroport, pa përgjegjshmëria ndaj tij, pa qartësia e shprehur edhe sot se kush është “zot” i tij, lidhet dukshëm edhe me cenimin e sovranitetit mbi atë, aq sa tashti askush nuk i del me për zot.
Ndoshta kjo gjendje “ekstra territoriale” e Rinasit është krijuar për të shërbyer si “gjethe fiku”, pikërisht për ta kthyer atë në një hapësirë keqbërësish.
Ka ardhur koha për shpjegime e përgjegjësi të qarta!

Tritan Shehu
Tritan Shehu

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb