TIRANE

Banesat që janë në proçes legalizimi dhe kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit do të përshihen në procesin e kompensimit per rindërtim. Kreu i Kadastrës Artan Lame thotë se është duke u bashkëpunuar me ministritë e linjës për të proceduar më pas me me mënyrën e trajtimit të tyre.

“Të gjithë qytetarët që janë në proces legalizimi ju them që të rrinë të qetë sepse ekipet tona janë duke nxjerr të gjithë dokumentacionin e këtyre objekteve dhe 99% e tyre pavarësisht se nuk kishte mbaruar procesi janë bërë matjet dhe procedura thjesht të rrinë të qetë se do përfshihen në procesin e kompensimit,Standartet dhe masa e kompensimit është përcaktuar në akt është pikërisht kjo që po bëjmë në këto momente mbledhjen e informacionit.” tha Lame.

Rindërtimi sipas Lames do të përshijë edhe krijimin e disa lagjeve të reja. Sipas tij personat që kanë ndërtime pa leje në zonat e planifikuara për ndërtim do të përfitojnë apartamente në objektet e reja që do të ndërtohen në këto zona, kjo bazuar në ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësisë.

“Meqenese bëhët fjalë që përvec objekte të vecanta që përfiton bëhet fjalë edhe për zonat që do përfshihen në rindërtim tërësor ka zona të tjera si kombinati apo këneta, shkozet zona që ca kanë rënë apo ca kanë mbetur do pastrohen të gjitha dhe rindërtohet dhe jemi duke kordinuar për të marr të gjithë zonën dhe për ti nxjerr të gjitha objektet sepse mbi bazën e listave do përfshihen në procesin e banesave në rindërtim.” theksoi ai.

Duke përmendur rastin e Thumanës Lame tha se shumë banesa të cilat u shembën nga tërmeti nuk ishin regjistruar në kadastër çka sipas tij shfaqi problem në idetifikimin e pronarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb