Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një intervistë për News24 i është përgjigjur kritikëve lidhur me vonesat për procesin e strehimit të familjeve apo ndërtimit të banesave.

Ahmetaj thotë se në Kroaci ende s’ka filluar Rindërtimi edhe pse tërmeti ndodhi këtë vit dhe ishte më i vogël se ai i 2019 në Shqipëri.

Po ashtu ai thekson se ka vende të G7, si rasti i Italisë që Rindërtimi iu ka zgjatur me 10 vite dhe më shumë.

‘’Po ndiqja debatet në Kroaci. Jam gati t’ju ndaj dhe linkun. Tërmeti i Kroacisë që ishte shumë më i voglë, ende s’ka filluar Rindërtimi. Ka vende në G7 si Italia, që iu zgjati Rindërtimi me 10 vite. Në Itali ka ende tërmete para 10 vitesh, dhe që iu është vonuar Rindërtimi.

Nëse mendoni se lajm i mirë është që sot deri më 31 dhjetor do futen 1 mijë familje, lajm akoma më i mirë është për ata që presin,. S’ka asnjë dyshim që çdo qytetar i dëmtuar do futet në shtëpitë e reja falas.’’- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb