Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektoi punimet në Xhafzotaj të Shijakut, një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 ku do të rindërtohen 233 shtëpi të reja.

Ahmetaj thotë se ndërkohë çdo ditë vijon puna dhe në Shijak me 508 shtëpi, dhe shumica e familjeve që do të gëzojnë këto banesa të reja do ta festojnë vitin e ri nën çatinë e re.

STATUSI NGA EDI RAMA

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

RINDËRTOJMË ? BASHKË

Xhafzotaj, Shijak – Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në kantierin e ndërtimit të shtëpive për familjet që mbetën pa çati 26 nëntorin e shkuar?

? Në Xhafzotaj do të ndërtohen 233 shtëpi të reja, ndërsa puna po vijon çdo ditë në të gjithë Shijakun, për 508 shtëpi. Këto shtëpi, janë pjesë e 3400 banesave individuale që do të rindërtohen dhe shumica e familjeve të prekura nga tragjedia, do ta festojnë Vitin e Ri nën çatinë e re, në kushte shumë më të mira se sa ato që kishin më parë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb