Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka nxjerrë pamjet nga Kurbini ku po punohet në kantierin e lagjes së re.

Ahmetaj thotë se për dy muaj strehohen 160 familjet e para në këtë lagje të rindërtuara, kurse të tjerat akomodohen përfundimisht në gusht.

Pikërisht ky është muaji për të cilin ka premtuar edhe më parë Ahmetaj se do të finalizohet plotësisht projekti i rindërtimit të kësaj lagjeje të re.

 

STATUSI NGA ARBEN AHMETAJ

#PunëJoGjumë

KURBIN – kantieri i lagjes së re, ku për dy muaj do të strehohen 160 familjet e para, nga 524 që do të akomodohen në total me finalizimin e projektit në muajin gusht ??????!

#SkaKohëPërPushim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb