Të ftuar në “Në Shënjestër” me gazetaren Klodiana Lala, Esmeralda Keta, gazetare dhe Aranita Brahaj, drejtuese e “Open Data Albania”, kanë diskutuar në lidhje me kontratat mbi rindërtimin dhe atë se çfarë pritet të ndodhë.

Gazetarja Keta ka bërë me dije se në bazë të bisedave me ekspertët në terren, ka dyshime se është duke u përdorur për të pastruar para.

Ndërkohë Brahaj ka sqaruar se kompanitë janë duke shpresuar për një shtesë mbi kontratën, e cila mund të jetë 5-30 përqind, gjë që sipas saj i korrespondon një shume të konsiderueshme.

Esmeralda Keta: Nga takimet me ekspertë në terren, ata mendojnë se rindërtimi është përdorur për pastrim parash si Unaza e Madhe që u anulua pas zhurmës së madhe që u bë. Mund të jenë bërë bashkime operatorësh , por kjo nuk është vërtetuar. Marr si shembull kompaninë “Alesio 2014”, pasi pronari i saj është ekstraduar në Malin e Zi në lidhje me një dënim mbi trafik narkotikësh.

Kompani me vendim të formës së prerë mos marrin pjesë në garë, por kjo kompani ka marrë pjesë.

Në çështjen e rindërtimit, ka disa tendera të dyshimte, janë shpallur fitues kur pronari është dënuar
Bashkia Krujë, tenderi në qershor Alesio është shpallur fituese kur pronari i saj ishte i arrestuar në Malin e Zi për llogari të një shteti tjetër.

Kontrata tjetër e majmë në Tiranë në qershor 2021 por tenderi ishte hapur në shkurt 2001, para arrestimit, për pedonalen dhe zonën e 5 majit.

Kompania është fituese janë lëvruar apo jo paratë është çështja kur nisin punimet.
A kanë në dorë bashkitë të verifikojnë të shkuarën e një kompanie veç dokumenteve standarde të dorëzuara nga kompanitë? Është detyrë e organeve të drejtën të nisin hetimet e të sinjalizojnë pushtetin lokal mbi këto persona.

Aranita Brahaj: Kemi kaluar përtej rindërtimit, tek kontraktimit publik dhe asaj që duhet të garantoi ai në integritet.
Legjislacioni ka ende shumë problematike për riskun për identitetin e kontraktorit.

Kemi disa ligje që konkurrojnë dhe nxjerrin nga loja njëri tjetrin, të tilla si ligji për Antimafjan, pastrimi parave, publikimi i listës së kompanive të cilat kanë probleme etj.

Esmeralda Keta : Dy fituesit, që po i përmendim për shkak të lidhjes me mazhorancën pretendojnë që po bëjnë një punë të mirë në limite të fitimeve dhe të kohës. Të dy ankohen se rindërtimi është një proces jo shumë fitimprurës.
Rindërtimi në terren është gjë tjetër.
Ata ankohen se po e kryejnë me kosto minimale.

Aranita Brahaj: Po presin një rritje apo një shtesë kontrate 5-30 përqind të kontratës ekzistuese.
Sepse tenderat nuk kanë mjaftueshëm buxhetim për të përballuar rritjen e çmimeve. Në disa raste qeveria mund të japë 5 për të tjerë 30 përqind. 430 përqind është një shumë tepër e madhe. Ligji është klientelist dhe pjesëmarrësit thonë i referohemi atij.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: