Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar Rindërtimin në Bathore të Kamzës ku po ngrihen 75 shtëpi në total.

Rama duke bërë batuta një qytetar i ka thënë se ai pa gruan do ishte si shtëpia pas tërmetit.

Më tej ai ka cituar edhe shprehjen e famshme të Andon Zako Çajupit duke thënë se për punë janë vetëm gratë se burrat janë për llafe.

Nga ana tjetër kryeministri thotë se Kamza tashmë po bëhet një vend i jetueshëm të paktën për fëmijët.

BISEDIMET E RAMËS NË KAMËZ

EDI RAMA: Do punë, do të bësh punë, me gra. Do llafe, me burra. Se ka thënë kot ai i shkreti, i doli nga shpirti, burrat nënë hije lozin kuvendojnë, pika që su bie se nga këto rrojnë. Pa këtë je si shtëpia pas tërmetit. Po mbaron.

ARBEN AHMETAJ: 15 ditë punë ka kjo.

QYTETARI: Faleminderit për shpejtësinë dhe gjithçka.

ELISA SPIROPALI: 35 shtëpi po ndërtohen në fazën e parë, 75 në total.

EDI RAMA: Gratë e ndjejnë se kush e bën punën, e kush llafet. Kurse burrat tërhiqen nga llafet.

QYTETARI: Janë më dembela pak.

ARBEN AHMETAJ: Dy javë punë ka kjo maksimumi.

EDI RAMA: Nga jeni ju?

QYTETARJA: Tropojanë

EDI RAMA: Na i bëni hallall se keni kaluar kohë të vështira. Duan kohën e vet të gjitha. Rëndësi ka që në këtë zonë po bëhen investime që s’janë bërë dhjetëra vite bashkë. 20 shkolla vetëm në Kamzë. Një lagje e re, infrastrutkurë, shtëpi të rindërtuara. Tani po dorëzohen pjesë pjesë. Deri në pranverën e ardhshme s’do të ketë më gjurmë tërmeti.

QYTETARI: Tani u bë mrekulli këtu.

EDI RAMA: Jo mrekulli jo. Kamza po bëhet vend i jetueshëm, fillimisht për fëmijët. S’kishin ku përplaseshin me muret e hapësirave të zëna, rrugë pa trotuar, pa kopshte, pa çerdhe, me ato shkolla me stërturne. Tani është hap faqe e re për fëmijët. Pastaj të rriturit secili me mendjen e vet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb