Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku Rakip Suli ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Kamëz.

Teksa është duke përfunduar kopshti ‘’Niko Hoxha’’, Rama garanton se në mes të dhjetorit nis puna me infrastrukturën e plotë nëntokësore e rrugore.

Lagjia e re e Rindërtimit në Kamzë përfshin kopshtit, shkollën, qendrën shëndetësore dhe pallatet me 270 apartamente.

STATUSI NGA EDI RAMA

Kamëz – Po përfundon kopshti fantastik “Niko Hoxha” për 200 fëmijë, në qendër të lagjes së re ku do të ndërtohet edhe shkolla, qendra shëndetësore, plus pallatet me 270 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, për të cilat do të nisë në mes të dhjetorit puna me infrastrukturën e plotë nëntokësore e rrugore?

#SiNjëFamilje❤️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb