E ftuar në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me Klodiana Lalën, gazetarja Esmeralda Keta, ka folur në lidhje me fondin e rindërtimit për banesat e prekura nga tërmeti i 2019.

Ajo ka bërë me dije se janë kompanitë ata të cilët kanë marrë paratë e vërteta, ndërkohë që të gjithë ata persona të cilët janë drejtpërdrejtë të prekur nga tërmeti dhe pasojat e tij, janë ende duke pritur.

“Duhet të kishin përfituar ata që humbën nga tërmeti, shtëpinë, banesat që u prekën drejt për drejtë.
Këtij thesi të madh të rindërtimit, pas tre viteve mund ti bëjmë një analizë. Ata që janë prekur vërtetë, ende janë në pritje vetëm të një shtëpie, ndërsa lekët e vërteta i kanë marrë ndërtuesit.

Kush i ka përfituar paratë?

Dy administratorët e kompanive Qefalia dhe Gjici mohojnë që kompanitë e tyre të jenë favorizuar për tu përzgjedhur. Historia jonë tregon që çdo lidhje që ke me pushtetin, tregon që në një formë apo në një tjetër do të favorizohesh.

Kevin Construction ka përfituar më shumë nga fondet, ka fituar disa kontrata të majme. Si është e mundur që një kompani e vetme të fitojë një tender për një kompleks në Shijak, disa komplekse në Krujë dhe Fushë-Krujë, 700 banesa dikur tjetër. Ndërkohë që është e përfshirë edhe në punë të tjera?

Kevin Construction është themeluar nga Gjici që ka lidhje me qeverinë dhe më pas ia kaloi vëllait, i cili edhe aktualisht është administrator i kompanisë.

E njejta gjë ka ndodhur me Dajti Contruction, kompani e Qefalisë”, është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb