TIRANË

Partia Demokratike ka publikuar mbrëmjen e sotme një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në tre kohë të ndryshme për procesin e rindërtimit pas tërmetit.
Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi shkruan se Edi Rama nuk lë rast pa mashtruar dhe se asnjë projekt për rindërtimin e shkollave nuk ka përfunduar.

POSTIMI i VOKSHIT
E dëgjoni çfarë thotë???
Edi Rama nuk lë rast pa mashtruar. Asnjë projekt për rindërtimin e shkollave nuk ka përfunduar.
Vetëm mashtrime nga mëngjesi në mbrëmje ….
Por ndërkohë mijëra fëmijë janë rrugëve pa shkollat që i premtove sepse për Ramën dhe shpurëne tij, fëmijët e shqiptarëve nuk kanë as më te voglën rëndësi.
Mos beso më asnjë fjalë! Denonco, shpërndaje këtë video!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb