Në njësinë administrative të Manzës, në Durrës vijon puna për rindërtimin e shtëpive nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin ku po ndërtohen shtëpitë e reja për rreth 280 familje në këtë zonë.

Rama informoi se së shpejti banorët të cilëve iu është dëmtuar banesa do të hyjnë në shtëpi më të mëdha, më të sigurta dhe patjetër shumë më të bukura se ato që humbën atë natë tragjike.

“Pak durim dhe shumë shpejt shtëpitë do të ndërtohen dhe ju do të mund të largoheni nga çadrat dhe shtëpitë me qira për t’u rikthyer në banesat tuaja më të mëdha, e më të forta”, deklaroi Rama gjatë takimit që zhvilloi me banorët e zonës.

Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako bëri të ditur se i gjithë Durrësi ka 904 banesa individuale, në Manëz janë 280, ndërsa njësia administrative Ishëm ka rreth 300 banesa për të cilat ka nisur procesi i rindërtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb