Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar 4 familjeve në Farkë shtëpi të rindërtuara.

Rama i shoqëruar nga Ahmetaj dhe Veliaj nuk ka kursyer batutat me kryefamiljarët dhe gratë e tyre teksa i dha secilit dokumentat e shtëpisë në dorë.

Ai ngriti shqetësimin me një grup familjesh që i kanë shtëpitë larg ose nëpër pika gjeologjike të vështira . Sipas kryeministrit, qeveria nuk do investohet direkt për t’u rindërtuar banesat aty ku janë, por do u financojë me para direkt rindërtimin dhe më pas familjet mund të vendosin vetë të ngrenë shtëpitë e tyre aty ku janë ose të spostohen.

Sipas tij ky grup nuk është i madh, por garantoi se problemi do zgjidhet. Ahmetaj zbuloi se 5 familje të tilla janë vetëm në Farkë të Tiranës.


‘’Kemi problem me disa shtëpi që janë nëpër pika të largëta, gjeologji të vështira, do u japim direkt lekët. Të vendosin vetë nëse do e rindërtojnë vetë me financimin tonë, ose të spostohen që mos kemi telashe jo pse më lëviz, pse s’më lëviz. Ky grup që nuk është grup i madh, disa do zgjidhet, dhe do u japim lekët një për një.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb