Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar kantieret e ndërtimit të dy shkollave në Marikaj të Vorës të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama bëri të qarta se shkollat duhet të përfundojnë më 26 nëntor të këtij viti dhe të hapen më 27 nëntor ku nxënësit të hyjnë për herë të parë në shkolla dhe komuniteti të bëjë festë.

Ramës i është premtuar gjatë inspektimit që shkollat do të përfundojnë që në 25 nëntor. Ndërkohë kryeministri ka kërkuar cilësi si të sheshit ‘’Italia’’ përballë stadiumit kombëtar në Tiranë.

 

‘’Shkolla të përfundojë më 26. Më 27 në mëngjesit nxënësit të hyjnë këtu në shkollën e re. Në 27 të mblidhet gjithë komunitet. Cilësia si sheshi Italia. Shkollën do e bëjmë model. ‘’- tha Rama.

Po ashtu gjatë takimeve me qytetarët, Rama ka propozuar mos takohen, por një prej tyre iu përgjigj se tashmë ka kaluar çdo gjë sa i përket COVID-19. Por kryeministri  i është kthyer duke i thënë që mos flenë me mendjen se ka kaluar çdo gjë por të respektojnë masat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb