Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbajtur një fjalim në përfundimin e punimeve të godinës së Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Manastirliu tha se kjo ditë shënon një tjetër gur kilometrik për Shërbimin Farmaceutik dhe Shëndetësi.

Më tej ajo tha se kjo Agjenci tashmë e Rindërtuar do të shërbejë për të garantuar cilësine dhe efikasitetin e barnave.
Po ashtu ajo ka ”thumbuar” dhe opozita për të cilët tha se nuk do të ndalen së foluri, pasi ngaqë u qan zema për shëndetësinë, nuk bënë asnjë veprim për të ndaluar degradimin e spitaleve dhe shëndetësisë në Shqipëri.

 

FJALA E OGERTA MANASTIRLIU

Pershendetje te gjitheve,

Eshte nje dite e veçante kjo e sotmja, dhe nuk do ta teproja aspak, nese do ta konsideroja nje dite qe do te shenoje nje tjeter gur kilometrik, per Sherbimin Farmaceutik ne Shqiperi, por edhe per Sektorin e Shendetesise.

Jo vetem per shkakun se ky investim me standarte, shenon proven e radhes se koha sfiduese qe jetojme dhe veshtiresite qe na solli Covid-19, nuk na kane lekundur e shperqendruar per as edhe nje moment, ne punen e pandalur per transformimin e Sektorit Shendetesor.

Por mbi te gjitha, per shkak se – siç mund ta deshmoni fare mire ju perfaqesues te nderuar perfaqesues te UMT, te Urdherit te farmacive, te distributoreve dhe te perfaqesive te barnave ne Shqiperi – ky investim i qeverise, vendos standartin e munguar ne strukturen e vetme te kontrollit te cilesise se barnave dhe pajisjeve mjekesore ne vend.

Ketu prezent jane perfaqesues te rendesishem te sektorit farmaceutik publik dhe privat, jeni natyrshem edhe deshmitaret me te mire, te ketij transformimi, te kalimit pra nga nga ngrehinat simbol te mjerimit te nje sektori kaq jetik, tek struktura moderne dhe me standarte evropiane, siç do te jete Agjencia e Barnave nga sot e tutje.

Do ta zvogeloja jo pak punen dhe angazhimin tone, nese do te flisja vetem per investimin ne infrastrukturen e objektit apo per laboratoret e rinj e me pajisjet e reja, qe do te sjellin ndryshimin e pritshem sa i perket kontrollit dhe cilesise se barnave ne treg.

Investimet ne infrastrukturen moderne, nuk jane veç njeri komponent i programit tone, qe objektiv ka nje dhe vetem nje: mbulimin shendetesor universal duke garantuar kujdes shendetesor cilesor.

Reforma rrenjesore e sherbimit farmaceutik, nuk ka perfunduar ajo eshte duke u konsoliduar.

Legjislacioni i ri per barnat dhe sherbimin farmaceutik beri te mundur mbajtjen e premtimit per barnat, qe fale ketij angazhimi sot kushtojne aq sa ne vendin e origjines.

Duke rritur buxhetin per shendetesine dhe duke ulur cmimet e barnave, siguruam mbulim me barnat esenciale per te gjithe sherbimin spitalor dhe rritem me 30 milion dollare financimin per rimbursimin e barnave per te semuret kronike.

Sot, mbi 450 mije qytetare, perfitojne FALAS barnat sipas terapive te mjekimit ne listen e rimbursimit.

Me kujtohet jo shume vite me pare, makthi qe perjetonte çdo grua e semure me tumorin e gjirit, nga pasiguria e sigurimit te Herceptines, terapise qe trajton kete semundje. Sot, jam krenare qe beme realitet mbulimin me 100 perqind te kesaj terapie, e cila i ofrohet FALAS çdo gruaje qe lufton me kete semundje. I kemi hequr keshtu nje barre te madhe financiare dhe mbi te gjitha psikologjike, ketyre grave dhe familjeve te tyre. Nuk eshte pak!

Po kaq e pamendueshme ishte terapia e targetuar per Leuçemine jo shume vite me pare, sot e disponueshme dhe FALAS per çdo person te prekur nga semundjet e gjakut. U be e mundur, nga nje hap i dyte qe pasoi reformen e cmimeve, marreveshjet e posatshme per skemen e rimbursimit me kompanite farmaceutike nderkombetare per mbulimin e terapive te kancerit te gjirit, semundjeve malinje te gjakut dhe nje sere patologjish te tjera.

Pak muaj më parë, bashke me Kryeministrin përmbyllem nje tjeter angazhim te kesaj qeverie, Depon e re Farmaceutike në QSUT, e cila e ka kthyer ne kujtim te koheve qe nuk vijne me, dhomat plot myk e lageshtire te „mbushura“ me barna imagjinare qe ne spitale nuk u pane, po per te cilat trasheguam edhe 40 milion dollare borxhe.

Depoja sot eshte shembull i shkelqyer i faktit qe kjo qeveri ka vene te parin shendetin, ne çdo investim te saj dhe nuk ben kompromis me standartin, cilesine dhe mbi te gjitha, sigurine e jetes se qytetareve shqiptare.

Dhe per tu kthyer tek ky investim, eshte kjo Agjenci, misioni i te ciles eshte garantimi i cilesine dhe efikasitetit te barnave dhe pajisjeve mjekesore qe qarkullojne ne vend, qe tashme disponon kushtet per te qene nje rregullator i mirefillte i tregut dhe sherbimit farmaceutik, nga produktet e importit tek prodhimi vendas njesoj si simotrat ne europe.

Laboratoret e rinj te ndertuar e pajisur, jane garancia, per te rritur sigurine e barnave, do dyfishohet numri analizave dhe gama e tyre, duke realizuar analiza per kategori barnash qe nuk jane kryer ndonjehere si psh ato citostatike (tumorale), imunoterapite, dhe gjithe kategorite e tjera te produkteve farmaceutike, duke aplikuar procedurat e Farmacopese Europiane, ne te cilen tashme jemi dhe anetare.

Një tjetër komponent i rëndësishëm është revolucioni digjital i nisur tashmë për të eleminuar burokracitë. Po punojme per dosjen elektronike për regjistrimin e barnave, autorizimet online dhe me integrimin me strukturat e tjera te kontrollit, nga dogana tek tatimet.

Sfida e rradhes eshte ngritja e sistemit „track and trace“, qe do garantoje kontrollin e rrugetimit te çdo ilaçi, nga prodhuesi tek konsumatori.

Nga ana tjeter eshte momenti i duhur per te fuqizuar rolin e farmacistit si nje profesion fisnik ne sherbim te qytetareve, per te per te zgjerimin e marredhenieve me urdherin e farmacisteve, per zhvillimin kerkimor-shkencor me universitetin e mjekesise, per transparencen dhe bashkepunimin me aktoret ne treg: farmacite, distributoret dhe perfaqesite farmaceutike dhe kjo Agjensi do te kete rol kyc edhe ne kete drejtim.

Jam e sigurt qe nuk do te ndalen se foluri, sic e kane zakon sa here qe shohin ndryshimet ne shendetesi, ATA qe me fjale u qan zemra per shendetesine, por qe me vepra nuk e pane kurre te arsyeshme te ndalnin degradimin e spitaleve dhe sistemit shendetesor ne cdo hallke te tij.

Shendetesia nuk eshte nje mision i lehte, Ne ia lame PUNES vendin e FJALEVE, dhe sot ja ku po vendosim nje standard te ri ne kolanen e institucioneve qe kujdesen per shendetin e shqiptareve.

Padyshim qe jemi te vetedijshem, se kemi ende shume rruge dhe sfida perpara nesh.

Por kete rruge, dhe keto sfida qe na presin, do t’i perballim te „armatosur“ me vetedijen dhe krenarine se ajo qe shohim sot në këtë institucion të rëndësisë së veçantë, dhe në anën tjetër të rrugës se Dibres ku shtrihet, QSUT, e ku ofrohet shërbimi i nivelit më të lartë ne vend, jane pasqyra me e mire e vizionit tonë për Shëndetësinë që po ndertojme çdo dite.

Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb