Ministrja për Marrëdhëniet mes Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kongresi i PS-së tregoi historinë e një gruaje, Rinës, e cika sakrifikonte çdo ditë për të siguruar jetesën e 3 fëmijëve.

Ajo tha se roli i gruas në Shqipëri do të kontrollohet dhe mbrohet me ligj.

“Rina është nënë e 3 fëmijëve. Punon dy punë, por nevojat e saj dhe të fëmijëve janë të mëdha. Rinën nuk e njohin as politikanët sherrxhinj, apo ata që analistët që zgjohen vonë. Është e vështirë që të jesh grua në Shqipëri, në Shqipërinë e atyre që jetojnë nga Rogner te Sheraton. Është e vështirë të jesh grua në Shqipëri. Nënat me fëmijë duhet të fitojnë mbrojtje të madhe nga Shtetit. Këtë do e bëjmë detyrë dhe ligj. Gratë punojnë më shumë se burrat, por në shumë raste ato bëjnë punë të papaguara në shtëpi. Jo të gjithë e njohim dhe e shohim.”, Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb