Kjo është një periudhë shumë e vështirë për italianë, një periudhë tranzicioni pas “azzurrët” dëshirojnë të nisin gjithçka nga e parë, të ri ngrihen sa më shpejtë dhe të harrojnë atë eliminim të turpshëm, ku nuk siguruan dot një biletë për në Botëror.

Më në fund, Mancini dhe të besuarit e tij shohin pak dritë në fund të tunelit, thyejnë Hungarinë në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve duke marrë kreun e Grupit 3 në Ligën A në kuotën e 4 pikëve.

200141914 5fadbb8a 8c81 4a61 9bfd 49d2be388bce
200141914 5fadbb8a 8c81 4a61 9bfd 49d2be388bce

Nicolo Barella dhe Pellegrini realizuan dy herë brenda pjesës së parë ndërsa në fraksionin e dytë, Mancini me një autogol sigloi shifrat përfundimtare në 2-1:

Mancini
Mancini

“Zhvilluam me të vërtetë një ndeshje të mirë në pjesën e parë, më pas me golin e pësuar na vendosën në vështirësi. Ishte një ndeshje që duhet të kishte përfunduar me një rezultat më të thellë për ne. Kjo është një Itali e mbush plot me lojtarë të rijnë, duhet të punosh shumë me ta, rruga është shumë e gjatë. Të fitosh është e rëndësishme, ishte më të vërtetë një ndeshje shumë e mirë”, theksoi Roberto Mancini pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb