Sokol Cikalleshi po rikthehet! Sulmuesi i Bashakshehir ka shënuar një dopietë në kupën e Turqisë me skuadrën e tij. Kavajasi fillimisht ka realizuar nga pika e 11-të metërshit në startin e takimit dhe më pas ka shënuar golin në takimin që skuadra e tij po fiton 4-2.

Takimi ende nuk është mbyllur por gjithsesi Cikalleshi po i jep një sinjal të fortë trajnerit të Bashakshehir, i cili këtë vit nuk e ka përfilluar pothuajse fare sulmuesin.

Cikalleshi këtë sezon në kampionat ka qenë titullar vetëm javën e parë, edhe atë jo të plotë. Më vonë mundësia e vetme për të fituar minuta ka qenë vetëm kupa, aty ku cikalleshi po shënon sistematikisht.

Sokol Cikalleshi Penalty Goal HD – Basaksehir 1… by RussellLerman

Sokol Cikalleshi Goal HD – Basaksehir 3-0… by enteritament
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: