Pas Milan, Inter e Napoli, tre ekipet që siguruan një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League, Serie A avancon më tej me 3 ekipe të tjera, dy në Europa League dhe një në Conference League.

Juventus mposhti Freiburg edhe në Gjermaninë, këtë herë me rezultatin 0-2 duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Europa League.

336451165 1218499262368443 5443357974027510050 N
336451165 1218499262368443 5443357974027510050 N

Dusan Vlahovic dhe Chiesa ishin autorë të golave, një arsye më shumë që në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër të festojnë për këtë kualifikim.

Një biletë më tej siguroi edhe Roma e Jose Mourinho-s. Verdhekuqtë e mbyllën në barazim pa gola transfertën përballë Real Sociedad, i falen fitores së pastër 2-0 në Romë.

336658252 135867222751055 6778855347542340285 N
336658252 135867222751055 6778855347542340285 N

Tekniku portugez nuk preferoi për asnjë minutë Marash Kumbullën.

336678567 684964533634999 9170450775345061186 N
336678567 684964533634999 9170450775345061186 N

Në Conferencë League befasinë e madhe e dhuroi Lazio, me kryeqytetasit që nuk arrijnë të kalojnë AZ Alkmaar. Një biletë për më tej siguroi Fiorentina që mposhti Sivassport me rezultatin 4-1.

336659873 584382803738603 7643148928517770269 N
336659873 584382803738603 7643148928517770269 N

Për herë të tretë në histori, Italia kalon në çerekfinalet e turneve evropian me të paktën 6 ekipe. Vetëm në sezonin 1990/91, Italia arriti të dërgojë 7 ekipe në këtë fazë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb