Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, po përjeton padyshim një sezon të paharrueshëm në karrierën e tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nënshkroi në verë me Rayo Vallecanon, për të pasur mundësi që të luante në elitën e futbollit spanjoll.

Por padyshim futbollisti as nuk e imagjinonte që në këtë vit të tijin të parë, ai dhe ekipi i cili lufton për mbijetesë, ta shihnin veten në luftën për një vend në Europë.

Suksesi 1-0 ndaj Espanyol të Keidi Bares në fundjavë ka bërë që Vallecano të jetë aktualisht në vendin e 6-të në klasifikimin e La Liga, duke kaluar edhe një superfuqi si Barcelona.

Një sukses i jashtëzakonshëm të cilin as tifozët më të zjarrtë nuk do ta ksihin menduar dhe që vetë Balliu e ka cilësuar si ëndërr në një postim në rrjetet sociale: “Nëse është një ëndërr, nuk dua që të zgjohem! Ekip i madh! Të vazhdojmë?”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb