Kreu i PD Sali Berisha nuk i  ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Këtë të hënë, Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD, ndërsa u shpreh se politikat e qeverisë kanë shkatërruar ëndrrat e rinisë.

Gjithashtu kreu i PD, bëri thirrje që të rinjtë të mos mungojnë dhe t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.

“Sa herë të heshtim aq herë këto veprime do të legjitimohen. Në dorë e keni ju, e ka rinia shqiptare. Të rinjtë e Forumit Rinor, të dalin në krye të kësaj lëvizje dhe kam besim se 7 korriku shënon një fillim të ri, të madh që do të çojë PD drejt fitores së sigurtë të autokracisë elektorale. Në të gjitha Bordet kombëtare të rinjtë do të kenë zërin e tyre dhe do japin kontributin e tyre. Ne besojmë se rinia shqiptare do ta bëjë Shqipërinë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb