Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka përgëzuar lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët dhuruan spektakël duke fituar me përmbysje 2:1 me përfaqësuesen e Çekisë. Me një shënim në “Facebook” , Kurti ka uruar kombëtaren e Kosovës, ndërsa tha se triumfi i Dardanëve ishte tërësisht i merituar.

“Rinia jonë nuk vuan nga mungesa e talentit dhe e aftësive por nga mungesa e përkrahjes dhe e mundësive. Futbolli është dëshmi se ne jemi popull që punojmë po aq sa tjerët dhe se me përkushtimin dhe mbështetjen e duhur nga shteti do të mund të shkëlqenim në secilën fushë e të sfidonim secilin shtet. Urime për fitoren e merituar! Shpresojmë shumë e urojmë me zemër të na gëzojë me fitore edhe kombëtarja në ndeshjen e sotme me Francën”, ka shkruar Albin Kurti.

Mediat kosovare shkruajnë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti për herë të parë i ka përkrahur Kombëtaren  së Kosovës në futboll.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb