Shumë të rinj shqiptarë në pamundësi për të jetuar e punuar jashtë, zgjedhin aplikimin për studime, si mënyrë për t’u larguar e për të ndjekur ëndrrat e tyre. Beskida Aliaj, drejtuese e patronatit INAS Albania, tregon se së fundmi të rinjtë shqiptarë të moshës 18-30 vjec aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në Itali,  edhe në rastet kur në Shqipëri kanë mbaruar një universitet, pasi e shohin këtë si mënyrën më të lehtë për të fituar leje qëndrimi aty.

Sipas Aliaj mbi 600 të rinj kanë përfituar viza studimi në itali këtë fillim sezoni. Por, pse po ikën rinia dhe cfarë e detyron atë që të marrë rrugën drejt vendeve të Evropës?!

Shqipëria vijon të jetë një vend me nivel të lartë të emigrimit për qëllime ekonomike, për të kryer studime e kualifikime të ndryshme universitare si dhe për bashkime me pjesën tjetër të familjes. Të dhëna zyrtare nga ambasada italiane tregojnë se nga data 1 janar 2018 deri me 10 tetor rreth 3000 shqiptarë kanë përfituar viza Italiane.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb