DELVINË

Një zjarr i madh ka rënë në Delvinë të Shqipërisë. Në 48 orët e fundit një zjarr i madh është përhapur afër Delvinës që kërcënon zonën e Syrit të Kaltër. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, dhe forcat zjarrfikëse që janë nisur nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra  nuk mund ta kontrollojnë atë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se autoritetet lokale në rajon iu drejtuan Konsullatës Greke në Gjirokastër  të mërkurën pasdite duke kërkuar ndihmën e Greqisë me forcat tokësore dhe ajrore.

Pas komunikimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në kuadrin e marrëveshjeve bilaterale me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrit të Greqisë u udhëzua të përgatiste forca operuar në Delvinë.

Zjarri ka marrë dimensione të pakontrollueshme. Shumë puse të vjetra të naftës janë në zonë, të cilat rrezikohen nga momenti në moment.

Në fshatin Kardhikaq rrezikohen banesat dhe rreth 400 – 500 koke bagëti. Duke qenë se terreni paraqitet i vështirë, ambualncat e kanë të vështirë të ndëhyjnë. Shuarja e zjarrit mund të bëhet vetëm me mjete nga ajri.

Zjarri në Delvinë është vënë thuajse totalisht nën kontroll. Në afërsi të zonës së banuar në fshatin Kardhikaq është pothuaj i shuar.

Ndërsa, ka ende zjarr në malin e Sopotit. Shuarja është bërë vetëm me anë të forcave njerëzore.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb