Diego Pablo Simeone dhe Atletico Madrid do të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre, të paktën deri në 2024, për këtë e sigurt e përditshmja spanjolle “AS”. Cholo Simone dhe Atletico kanë gjetur akordin total për të rinovuar kontratën edhe me dy vite, ndërsa firma është thjeshtë çështje kohë. Tekniku argjentinas dhe kampionët e freskët të La Liga do të ulën në një tavolinë për të projektuar edhe merkaton për sezonin e ri, ku dëshirojnë të mbrojnë titullin dhe të jenë konkurrues në Champions League. Situata ekonomike nuk është nga më të mirat, efektet e pandemisë ndihen kudo, por palët do të përpiqen të zhvillojnë një merkato të kujdesshme ku pa diskutim nuk do të mungojë edhe një dhuratë për trajnerin.

Martinez
Martinez

Për momentin, Simeone ka vetëm një dëshirë, Lautaro Martinez por argjentinasi përfaqëson një investim të kripur. Inter kërkon minimalisht 70 milion euro për kartonin e tij, shifër që në Madrid do të përpiqet ta kompensojnë duke shituar ndonjë lojtarë që nuk bën pjesë në planet e Simeone.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb