Paolo Dybala e tha fjalën e tij pak ditë më parë, mbetet në pritje të një kontrate të re, kërkon nga Juvenus një ofertë e cila do ta shndërroj atë në një “top player” në çdo aspekt, mbi të gjitha në terma financiar. Sigurisht që dhe “Zonja e Vjetër” nuk mund të hesht përballë një kërkesë të tillë, mes palëve ka pasur dhe do të ketë negociata të vazhdueshme për rinovimin e kontratës. Fantazisti argjentinas kërkon 15 milion euro në sezon, afro dyfish të asaj që përfiton aktualisht, 7,3 milion euro. Të paktën janë lojtarët që edhe në këto momente përfitojnë më shumë, Ronaldo, dyshja Higuain-Pjanic me 7,5 dhe De Ligt me 8 milion euro.

La Gazzetta
La Gazzetta

Juventus dhe Dybala mund të arrijnë në një kompromis ndërmjet tyre, me Juven që është e gatshme ti ofroj një page sezonale prej 11-12 milion euro, shifra që do ta vendosin menjëherë pas CR7. Dybala-s do ti ofrohej gjithashtu një kontratë e vlefshme deri në vitin 2024-2025. Me këto terma të ri financiar, dhe me këtë kontratë afatgjatë, Juventus do të nxirrte përfundimisht nga merkato një nga yjet më të rëndësishme të ekipit, një lojtar që shpesh është përfolur për një largim të mundshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: