Paris Sën Zhërmeni është gati të bëjë gjithçka për të siguruar rinovimin e Kilian Mbapesë. Sipas asaj që shkruan “AS”, klubi francez është gati të bëjë një ofertë nga ato që nuk mund të refuzohen.

Bëhet fjalë për 50 milionë euro në sezon, që do e çojnë sulmuesin francez në nivelin e Mesit dhe Ronaldos. Një mënyrë kjo për të larguar pretendentët, me Real Madridin në krye.

Aktualisht Mbape përfiton 15 milionë euro në sezon dhe është lojtari i dytë më i paguar në Ligue 1 pas shokut të skuadrës, brazilianit Nejmar. Kontrata aktuale e sulmuesit me PSG-në skadon në vitin 2022.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: