Tifozët blaugrana kanë një arsye të fortë për të festuar, Leo Messi do të vijon karrierën e tij në “Camp Nou” për të paktën edhe 5 vite të tjera. Pasi kanë gjetur akordin në princip, presidenti Laporta dhe stafi i tij po analizojë benifitet që sjell rinovimi i kontratës me “pleshtin” argjentinas. Sipas “Mundo Deportivo”, shumë prej sponsoreve ekzistues do të rinovojnë bashkëpunimin me klubin e Barcelonës ndërsa me Messi në krahë do të nisin një fushatë të re marketingu që pritet të sjell klubit miliona euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo është ana pozitive, por rinovimit i Messit ka edhe efekte anësorë, i pari i sakrifikuar do të jetë Antonie Griezmann. Është thuajse e sigurt që me Messin në formacion për francezin nuk ka më vend, fakt për të cilin është bindur edhe vetë biondi. Sipas mediave spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid do të përfshihen në një shkëmbim lojtarësh gjatë merkatos së verës. Griezmann do të rikthehet në Madrid ndërsa Saul pritet të transferohet në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb