Interit i mjafton një barazim kundër Atalanta-s për të siguruar matematikisht një biletë për në Champions League, një objektiv që do ta bënte më të suksesshëm sezonin zikaltër. Më trofeun e Kupës së Italisë në xhep dhe në program finalja e Stambollit më 10 qershor, Inter ka lënë pezull disa vendime për të ardhmen, në një kohë kur një sukses i mundshëm përballë Man.City mund të ndryshojë qasje për të ardhmen.

Sipas Corriere dello Sport: Inter do të vijojë edhe sezonin e ri me Simone Inzaghi-n, për këtë nuk ka asnjë dyshim, por nëse Inter fiton Champions League atëherë Inzaghi-t do t’i ofrohej automatikisht një kontratë e re, kujtojmë që kontrata aktuale përfundon në 2024. Beppe Marottës nuk i pëlqen të fillojë një sezon me një trajner që është në skadencë, për këtë arsye palët që të luhen në një tavolinë pas finales së Stambollit.

Një tjetër çështje e hapur është edhe e ardhmja e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg do të rikthehet te Chelsea në fund të këtij sezoni, por dëshira e tij është të vijoj të qëndrojë tek Inter. Zikaltërit do të kërkojnë një tjetër huazim për Lukakun, por sërish kërkojnë një ulje të çmimit, një vit më parë paguan 8 milionë euro plus bonuse për huazimin e tij.
(BalkanWeb)