Pep Guardiola është shumë pranë rinovimit të kontratës me Man.City, për këtë është e bindur “The Telegrapf”, sipas të cilës spanjolli për herë të parë në karrierën e tij pranon një projekt të ri mbi tre vite me një klub. Pep nuk ia ka shprehur ende këtë dëshirë drejtuesve të klubit pasi pret fillimisht një propozim nga “qytetarët” për të rinovuar kontratën aktuale e cila i skadon më 30 qershor 2021, në fund të këtij sezoni.

City Guardiola
City Guardiola

Në çdo dalje publike, kur është pyetur mbi këtë temë, Guardiola ka shprehur pëlqimin e tij por duke qenë i qartë se më parë duhet ta meritoj në fushë. Ky fillim sezoni nuk ka qenë shumë pozitiv për Man.City, mbi të gjitha në Premier League, por ky fakt nuk pritet të largoj palët. Spanjolli doli në krahë të klubit në momentin më të vështirë kur UEFA i hoqi të drejtën të luante në Europë, vendim që u hodh poshtë më pas në CAS, ky detaj vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit çka mund të sjell shumë shpejt rinovimin e kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: