Tullio Tinti, agjenti i Bastonit, në një intervistë për mediat është shprehur optimist për një rinovim të mbrojtësit me Interin.

“Janë takimet e para, po flasim, do të ketë hapësirë ​​në javët në vijim. Ai ka qenë gjithmonë tifoz i Interit, po flasim për këtë temë.

Thashethemet për problemet e rinovimit i bëni ju, jo unë, nuk i përhapim ne apo Bastoni.

Lojtari kërkohet nga klubet kryesore: “Absolutisht, por ai është tifoz i Interit dhe dëshiron të qëndrojë në Inter” – Tha ai. Kontrata e Bastonit skadon në vitin 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: