Karim Benzema është një nga lojtarët më të mirë që ka Real Madrid. Los Blancos ka kontratë me futbollistin deri në fund të sezonit, ndërsa ende nuk dihet e ardhmja e sulmuesit.  Rreth kësaj çështje ka folur drejtori i marrdhënieve institucionale te Real-i, Emilio Butragueño.

“Kundër Liverpool ai shënoi, por ai mund të kishte shënuar edhe më shumë se një gol. Benzema është një gur themeli për lojën tonë sulmuese, një mjeshtër i futbollit dhe i lojës ekipore. Është thelbësore për ne që të kemi një lojtar të tillë në ndeshje të tilla” – Tha ai.

Karim Benzema ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon në La Liga, ku ka gjetur rrugën e rrjetës 11 herë dhe ka asistuar 3 herë. Në Champions League, francezi është takuar 3 herë me golin në 6 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: