ELBASAN-Pas fitores së arritur ndaj Francës, trajneri i Kombëtares së Giani de Biazi paralajmëroi Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, se nëse nuk firmos tani rinovimin e kontratës, mund të humbet momenti për një mundësi të dytë, shkruan gazeta Panorama.

Edhe pse kontrata e italianit De Biazi përfundon pas mbarimit të eleminatorëve “Euro 2016”, trajneri e bëri të qartë se aktualisht është momenti për të arritur një marrëveshje të mirë mes palëve, referuar edhe rezultateve pozitive që Kombëtarja ka arritur në ndeshjet e fundit.

“Kemi bërë një ndeshje të bukur, ku një kundërshtar luajti disi me ritme të ulta duke para edhe fundin e sezonit. Sot lojtarët që luajtën, bënë një prezantim të mirë. Jam i gëzuar për dy lojtarët e rinj dhe për rikthimin e Barishës”,¬deklaroi De Biazi pas përfundimit të ndeshjes. Në miqësoren e luajtur këtë të shtune në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria fitoi 1:0 ndaj Francës me gol të Kaçes në minutën e 43’.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: