Rafael Leao mbetet temë e nxehtë në korridoret e zyrave të Milanit. Edhe pse kontrata e sulmuesit nga Portugali skadon në vitin 2024, drejtuesit nuk duan që t’i lejnë asgjë rastësisë.

Kështu, zyrtarët që merren posaçërisht me këto çështje dëshirojnë t’i japin drejtim situatës së lojtarit. Deri më tani nuk ka hapa përpara sa i takon rinovimit të Leaos, pasi të dyja palët kanë pretendimet e tyre.

Gjithsesi, për të krijuar një ide më të qartë rreth një marrëveshje të mundshme është menduar që të ketë një takim mes përfaqsuesve të lojtarit dhe të klubit. Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e Leaos, e cila  nuk dihet akoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: