Mbrojtësi shkodran i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është fare pranë rinovimit me klubin e tij, Napolin.

Pas një fillimi të vështirë pas ardhjes së Karlo Ançelotit në krye të stolit të klubit të kaltër, Hysaj ka rifituar sërish vendin e tij në formacionin titullar dhe tashmë duket se mbrojtësi dhe drejtuesit kanë gjetur “feeling”-un që u mungonte prej kohësh.

Sipas mediave italiane, 25-vjeçari është pranë rinovimit të kontratës, dhe përveç kohëzgjatjes, pritet dhe një rritje e ndjeshme e pagës. Agjenti i lojtarit, Xhufredi, ka kërkuar një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon, ndërsa Napoli duket se do të ndalet në 2.5 milionë euro, që gjithsesi do ta shndërronin Hysajn ndër lojtarët më të paguar në ekip.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: