Pak kohë më parë, situata e Paulo Dybala ishte shumë e qartë: Argjentinasi dhe Juve kishin një akord verbal, me palët që do të shkonin drejt një kontratë të re 5-vjeçare, firma dukej thjeshtë një formalitet. Kishte një dakortësi totale edhe në lidhje me termat financiar, Dybala do të përfitonte 9,5 milionë euro në sezon, plus 2,5 të tjera në formë bonuesh, por ka mjaftuar vetëm një detaj për të larguar buzëqeshjet, të drejtat e imazhit.

Në këtë pikë pati dhe një stepje nga ana e drejtuesve bardhezi, të cilët pa Champions League sezonin e ardhshëm, e kanë të vështirë të flasin me terma të tillë financiarë, e gjitha kjo tablo ka bërë që palët të largohen, marrëdhënia të ftohet.

Dybala dhe agjenti i tij nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre, nuk pranojnë asnjë lloj negociate kur bëhet fjalë për terma financiar.

Në këtë krisje mes palëve, ndërhyn edhe Marotta, i cili nuk fshihet por pranon se Inter ka obligim të ndjek çdo okazion që shfaqet në tregun e transferimeve: Jemi në rregull me sulmin, por çdo opsion që shfaqet duhet vlerësuar, u shpreh drejtori i Inter, në fakt me të drejt pasi kush nuk do dëshironte një lojtar të kalibrit Dybala në skuadër, për më tepër falas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb