Edi Reja i ka dhënë një imazh të ri përfaqësueses kuqezi, për këtë askush nuk ka asnjë dyshim. Italiani ndihet komod në Shqipëri, është i përfshirë totalisht në këtë eksperiencë të parë si trajneri i një ekipi përfaqësues dhe nuk ka ndërmend ti jap fund pas sfidës kundër Francës, kontrata e tij aktuale i skadon në përfundim të kualifikueseve “Euro2020”. Të gjithë palët dëshirojnë që ky bashkëpunim të zgjatet në kohë, Federata Shqiptare e Futbollit, lojtarët, trajneri, të gjithë nuk kanë asnjë dyshim, kualifikueset “Euro2020” nuk janë fundi por vetëm fillimi i një cikli të ri. Pavarësisht se mungon ende firma mbi kontratë, në intervistën e tij për “Corriere dello Sport”, Reja sheh nga kualifikueset e ardhshme:

Reja
Reja

“Botërori? Do të ishte një ëndërr. Kam besim. Ka të rinj me shumë cilësi që meritojnë vëmendje. Po krijojmë një situatë me një grup të sigurt. Më pëlqen gjithmonë të punoj në perspektivë”.

Edi Reja
Edi Reja

Reja u ndal me pas duke përshkuar aventurën e tij në krye të përfaqësueses kuqezi: “Shqipërisë i kam dhënë stimuj të rinj. Kur mbërrita këtu nuk kam gjetur një situatë pozitive, gjatë rrugës kam hyrë në sintoni. Tani duhet të mundim Andorrën dhe pastaj do të më pëlqente një paraqitje në nivel të lartë me Francën për të treguar që nuk kemi humbur kohë”.

Arena Kombetare
Arena Kombetare

Në fund nuk mungoi as një koment për stadiumin e ri: “Stadiumin e ri e kam parë tre ditë më parë, është një stadium fantastik, një xhevahir. Një emocion i vërtetë dhe krenari të mund ta inauguroj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: