Sokol Cikalleshi i jep fund dilemave për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar marrëveshjen edhe për dy vite të tjera me klubin aktual, Koniaspor.

Kontrata e tij me turqit skadonte në mbyllje të këtij sezoni, por pas negociatave, 31-vjeçari ka pranuar ofertën e re të Koniaspor me një rritje page, duke u bërë tashmë ndër më të shtrenjtët në ekip. Cikalleshi kishte lënë gjithçka pezull, pasi e tundonte një ofertë nga Japonia, por gjithashtu edhe një klub arab.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb