PRISHTINE- Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi shkruan historinë duke u shpallur kampione në sportin e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudisjta nga Kosova mundi në finale italianen, Odette Giuffrida. Më herët ajo doli fituese edhe në përballjen me japonezen Misato Nakamuras.

Fitorja madhështore e Kelmendit është sot e gjithë shtetit të Kosovës pasi kjo është medalja e parë olimpike në pjesëmarrjen e parë.

Sportistja 25 vjeçare, kampione e dyfishtë botërore në peshën 52 kilogram, kishte premtuar një medalje në këtë aktivitete dhe ka mbajtur fjalën, ndërsa konfirmoi se nuk ka dyshime që ajo është xhudistja më e mirë në qarkullim.

Fillimisht ajo ka fituar me Ipon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike ku mposhti zviceranen Evelye Tschopp, ndërsa më herët Christianne Legentil.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1270803416276706/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb