Brazili ka zgjatur me 30 ditë të tjera kufizimet e hyrjeve nga toka dhe deti të të huajve, banues në territorin e tij kombëtar.

Kjo masë vjen si përpjekje për të kufizuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit dhe nuk ka të bëjë me të huajt që shkojnë në Brazil në rrugë ajrore.

Ardhja e pasagjerëve në aeroportet braziliane, u bë më fleksibile sepse duke filluar nga dje udhëtarëve iu hoq testi i detyrueshëm shëndetësor.

Brazili ka kufij me të gjitha vendet e Amerikës së Jugut dhe renditjet si vendi më i prekur nga Covid-19.

Ai është i treti në botë për numrin e infeksioneve (4 927 235) dhe i dyti për numrin e të vdekurve (146 675).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: