Manchester United dhe Liverpool janë dy nga skuadrat pretendente për Jude Bellingham. Legjenda e “Djajve të kuq”, Rio Ferdinand ka këshilluar lojtarin e Dortmund që të zgjedhë ekipin nga Manchesteri, pasi The Reds nuk janë në formë.

“Nëse vendosim në një grafikë Manchester United dhe Liverpool, mund të vëresh lehtësisht se dy skuadrat po shkojnë në drejtime të ndryshme. nuk them që Liverpool po bie, por skuadrat e tjera janë duke i arritur, madje po i kalojnë.

Nëse unë do të isha futbollist dhe do të isha në vendin e Declan Rice apo Jude Bellingham që janë dy nga më të kërkuarit në këto momente do të zgjidhja menjëherë United. Sepse ata po e marrin veten dhe këtë nuk e them prej lidhjeve të mia me United”, u shpreh Ferdinand.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb