Serbia ka ndihmuar Malin e Zi me 10 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka falënderuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke i shprehur mirënjohje edhe popullit serb duke e cilësuar si ‘’vëllazëror’’ me atë malazez.

“Në emër të qeverisë së Malit të Zi dhe në emër tim personal, i shpreh mirënjohjen time të madhe Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe populli vëllazëror i Serbisë, i cili edhe njëherë me vetëmohim ndihmoi Malin e Zi me 10,000 vaksina AstraZeneca”, ka shkruar kryeministri i Malit të Zi.


Vitin e kaluar Presidenti malazez Gjukanoviçu përplas me Kishën Ortodokse të Serbisë lidhur me regjistrimin e pronave të kishës si dhe ligjit për lirinë fetare.

Tashmë që Gjukanoviç ra, duket se marrëdhëniet janë përmirësuar me Krivokapiç si kryeministrin e ri të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb