Përgjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump arriti të kthehej në një ikonë stili dhe të admirohej aq shumë për kombinimet e saj.

Padyshim, ish-Zonja e Parë ka pasur këshilltarë mjaft të mirë në këtë drejtim, të cilët janë kujdesur në çdo moment për imazhin e saj.

Megjithatë, edhe tani pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melania sërish i bën kokat të kthehen.

Ajo u fotografua në Nju Jork e veshur me pantallona, bluzë e këpucë të bardhë të bardha dhe një xhaketë elegante bezhë.

Zonja Trump dukej shumë rehat me këpucët 645 dollarëshe Louboutin, por që nuk ishin gjëja më e shtrenjtë e veshjes së saj, sepse vetëm çanta e dorës Hermes Kelly kushton 26,250 dollarë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb