TIRANE- Nuk e shihnim prej kohësh në publik, por mediat e kanë kapur “mat”, ish-guvernatorin e BSH-së, Ardian Fullanin.

Siç duket edhe në videon e siguruar nga “BalkanWeb” ai ka qënë sot i pranishëm në Kishën Ortodokse sëbashku me familjen e tij e është fokusuar nga mediat pikërisht në momentin që takonte kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Që kur u shkarkua si guvernator, Ardian Fullanin e kemi parë shumë pak në publik, por ky shtrëngim duarsh me kryetaren e LSI-së e ka sjellë sërish në vëmendjen e mediave.

Hera e fundit që kemi dëgjuar për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin ishte kur u vendos të merrte 56 paga dëmshpërblim nga BSH-ja, për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh, pasi fitoi pafajësin në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionëve në thesarin e bankës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb