Federata Panepiriote e Amerikës ka dënuar shkatërrimin brutal nga autoritetet shqiptare të kishës ortodokse greke në rajonin e Himarës. Lobisti i madh grek, i cili është shquar për veprime antishqiptare dhe për mbështetjen e idesë së Vorio-Epirit, Nicholas Gage deklaron se shkatërimi i kësaj kishe risjell në ememorie veprimet e regjimit komunist.

“Shkatërrimi i kishës së Shën Thanasit na kujton veprimet brutale të regjimit stalinist që udhëhoqi Shqipërinë gjatë shekullit të kaluar ku forcat qeveritare ekzekutonin priftërinjtë, kthenin kisha në stalla dhe burgosnin këdo që vendoste në qafë kryqin apo lexonte biblën”, deklaroi Nikolas Gage, president i kësaj federate.

Sipas tij është një veprim i turpshëm për një vend që përpiqet të largohet nga e kaluara e dhunshme dhe të bëhet anëtar i BE-së.

Gage deklaron se mënyra e vetme që Tirana ta ndreqë këtë veprim brutal është që të ofrojë një vend alternativë për ndërtimin e një kishe të re dhe të ofrojë fonde për ndërtimin e tij.

“Kisha e Shën Thanasit u shkatërrua për herë të parë në vitin 1972 nga agjentë të diktatorit stalinist Enver Hohxa dhe gurët e saj janë përdorur për të ndërtuar një depo uji. Kur komunizmi ra në vitin 1992, banorët ndërtua një kishë të re në vendin e vjetër. Ajo ka shërbyer për të krishterët ortodoksë në qytet si një vend adhurimit për 23 vjet” thuhet ne deklaratën e lëshuar.

Kisha Ortodhokse Autoqefale e Shqipërisë, liderët e minoritetit etnik grek, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe diplomatë të huaj e kanë dënuar të gjithë shkatërrimin e kishës nga autoritetet shqiptare duke e quajtur këtë veprim si arbitrar, brutal dhe në kundërshtim me ligjet e vendit.

Raportet nga Tirana njoftojnë se ambasadori amerikan Donald Lu është takuar me kryeministrin Edi Rama për të protestuar rreth shkatërrimit të kishës si një veprim i pandjeshëm ndaj të drejtave të besimit ortodoks në Shqipëri dhe minoritetit grek dhe për ta nxitur atë që të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të dy palët, shkruan agjencia Hellenic News.

Omonia, grupi më i madh që përfaqëson minoritetin grek dhe Partia për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, kanë dënuar shkatërrimin e dhunshëm të kishës duke paralajmëruar se kjo do të dëmtojë rëndë marrëdhëniet mes qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë minoriteteve në vend, shkruan me tej Hellenic News.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: